Gjashtë muaj pas krijimit të saj lëvizja G99 ka vendosur të konkurrojë në zgjedhjet parlamentare të Qershorit si parti politike.
Në mënyrë simbolike drejtuesit e kësaj lëvizjeje kanë organizuar një takim me simpatizantë dhe mbështetës për mbledhjen e firmave për regjistrimin e saj si forcë politike duke iu shtuar kështu morisë së madhe të partive politike në vend.
Erion Veliaj: “G99 duhet të marrë këtë investim juridik, duhet sot të regjistrohet pranë institucioneve të drejtësisë që të ketë mundësi të garojë, pra është diçka që e mundëson. Ajo çfarë nuk do të ndryshojë janë gjërat e mira të G99-tës. Absolutisht nuk do të ndryshojë asgjë në mënyrën sesi ne organizohemi, në mënyrë vullnetare se si ne grupohemi. Unë jam aq krenar sot sa përfaqësoj një grup politik, i cili mban veten e vet financiarisht, ku secili njeri paguan kuotën e vet dhe është aksioner qoftë edhe financiare e ndryshimit”./tvklan.al