Rezultatet e ndeshjeve në Ligën e Kombeve mund t’i sigurojnë Shqipërisë edhe një vend në Botërorin 2026.
Dymbëdhjetë skuadrat që përfundojnë në vend të parë në fazën e grupeve të kualifikueseve të Kupës së Botës e sigurojnë menjëherë vendin.
Në fazën e dytë, atë të Play Off do të garojnë dymbëdhjetë skuadrat e vendeve të dyta, së bashku me katër fituesit më të mirë të grupeve të Nations League, bazuar në renditjen e përgjithshme të këtij kompeticioni, që përfundoi jashtë dy më të mirëve të grupit të tyre kualifikues.
Play off-et do të ndahen në katër rrugë play-off, të luajtura në dy raunde me eliminim direkt me një ndeshje gjysmëfinale dhe finale, nga të cilat do të kualifikohen edhe katër ekipe të tjera.
Në këtë kuptim, Shqipërisë i duhet të dalë e para në grupin e parë të Ligës B madje të sigurojë ndeshjet me rezultate sa më të mira për të shpresuar të marrë pjesë në play off.
Shpresat rriten edhe më shumë teksa mund të ketë skuadra të cilat në ligën e kombeve kualifikohen për në play off për një vend në Kupën e Botës por më parë ato mund ta kenë siguruar biletën për në Botëror nga vetë kualifikueset e kësaj gare.
Tv Klan