Lajme Arkiva 2003

Fatmir Rama i njohur ndryshe edhe si Miri i Xhikes ishte një person me precedentë penalë për të cilin po përgatitej prej kohësh arrestimi. Këtë deklaratë ka bërë publike Ministri i Rendit Luan Rama duke u shprehur për hetimin për vrasjen e bujshme të personit që pritej të dilte para drejtësisë.

Luan Rama: Në lidhje me personin që ju përmendët, ka pasur procedura të nisura më parë nga policia e shtetit në bashkëpunim edhe me trupat e tjera policore, por diçka nuk funksionoi mesa duket në bashkëpunimin për ti paraprirë ngjarjes që ndodhi.

Gazetarja: Atëherë a do ti gjeni autorët se kush e ka penguar?

Luan Rama: Është duke u punuar me një grup të përbashkët, prokurori, Shërbim Informativ dhe polici. Ata kanë arritur të kristalizojnë shumë gjëra që për të tjerët janë të paqarta dhe normalisht që janë të paqarta sepse hetimi është sekret dhe me gjithë përpjekjet që bën ndonjëri që kërkon ta zhvendosë vëmendjen nga pistat reale, policia nuk është sugjestionuar nga këto momente./tvklan.al