Të apasionuarit pas turizmit historik nuk e zgjedhin Gjirokastrën vetëm për pjesën e pazarit apo kalanë, por edhe për destinacionet në zonat përreth. Një prej atraksioneve më të preferuara është parku arkeologjik i Antigone Adrianopolit.
Ky atraksion zgjidhet çdo ditë e më shumë jo vetëm nga vizitorë vendas, por edhe vizitorë të huaj. Shifrat e vizitorëve janë rritur ndjeshëm krahasim me vitin e kaluar.
Shkëlqim Guçe, drejtor i parkut: Përqindja krahasuar me vitin 2023 në këtë kohë që po flasim është rritja e vizitorëve në masën 20% duke bërë krahasime.
Veç parkut të Anitgonea Adrianopolit, Lugina e Drinos ka një sërë monumentesh që tërheqin çdo vit vëmendjen e shumë turistëve.
Shkëlqim Guçe, drejtor i parkut: Duke filluar nga Kalaja e Leklit edhe deri në Koshovicë të cilat janë destinacione të rëndësishme kulturore dhe historike, së bashku me manastiret me urat, vendet, ujëmbledhësit dhe të tjera monumente historike që janë trashëgimi e rrallë e kulturës.
Nisur nga fluksi i turistëve në rritje autoritetet kanë edhe një plan për mirëmbajtjen e monumenteve kulturore të zonës.
Klan News