Një person humbi jetën këtë të diel në Lezhë, pasi u përplas nga një makinë. Ngjarja, sipas policisë, ndodhi në afërsi të një karburanti në Ishull Lezhë.
Viktima është një këmbësor ende i paidentifikuar, i cili u përplas nga një makinë që drejtohej nga B.Gj.
Në vendin e ngjarjes ndodhet një grup hetimor, që po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit./tvklan.al