Manchester United siguroi kualifikimin për në fazën e 1/16-ve në FA Cup. Pas një ndeshje spektakolare dhe të luftuar, skuadra e Amorim ia doli të eliminojë Arsenalin pas penalltive.

120 minutat lojë u mbyllën në barazim, ndërsa fati i takimit u vendos nga “ruleta ruse”.

Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, në minutën e 52-të, Bruno Fernandes zhbllokoi sfidën me një supergol, duke i dhënë avantazhin “djajve”.

Vendasit barazuan me Gabriel në minutën e 63-të, duke përfituar edhe nga superioriteti numerik, pasi te United u ndëshkua me të kuq Dalot në minutën e 61-të.

Odegaard shpërdoroi një mundësi të artë në minutën e 72-të nga penalltia, me gjuajtjen e norvegjezit që u prit nga portieri Bayindir.

Ky i fundit ishte vendimtar edhe te gjuajtjet e penalltive, aty ku ndali edhe Havertz. Në krahun tjetër, për Manchester United u shënuan të pesta tentativat, duke siguruar biletën për në raundin tjetër të FA Cup. /tvklan.al