“Djajtë” eliminojnë “The Reds” pas 120 minutash, në gjysmëfinalen e FA Cup
Manchester United është skuadra e fundit gjysmëfinaliste në FA Cup. Sfidë spektakolare në Old Traford, duke dhuruar emocione dhe plot 7 gola në 120 minuta lojë.
Koha e rregullt, 90 minutëshi përfundoi në barazim 2-2 me Entoni që shmangu avancimin e Liverpool për ta dërguar përballjen në shtesa.
Aty, Liverpool kaloi në epërsi, por United arriti të reagojë. Djalo realizoi golin e fitores për “Djajtë e Kuq”, me talentin 21-vjeçar që nuk u përmbajt gjatë festës për t’u ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë dhe rrjedhimisht të kuqin.
Në gjysmëfinalet e FA Cup kaloi edhe Chelsea, pas fitores në limitet e shtesës 4-2 përballë Leicester City. “Blutë” e Londrës ishin ata që kontrolluan pjesën e parë, teksa gjetën rrjetën në dy raste.
Palmer ishte ai që bëri diferencën, duke shënuar dhe më pas asistuar, për të qënë gjithnjë e më vendimtar me Chelsea në këtë sezon.
21-vjeçari ka kontribuar në 26 gola të skuadrës së tij këtë sezon, me 14 realizime dhe 12 asistime. Caktohen edhe gjysmefinalet, Chelsea- Manchester City dhe Manchester United-Coventri.
Klan News