Marash Kumbulla ka shënuar golin e parë në Spanjë, me fanellën e Espanyol.

Mbrojtësi i Kombëtares, shfrytëzoi në maksimum një krosim të marrë nga Jofre dhe me kokë e ndalin topin në rrjetë, për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij ndaj Mallorca-s.

Ky është goli i parë për Kumbullën në Spanjë, aty ku duket se ka gjetur formën e tij më të mirë.

24-vjeçari u afrua nga skuadra e Espanyol në fund të merkatos nga Roma, në huazim për një sezon dhe menjëherë ka fituar vendin e titullarit.

Kumbulla është gjithashtu pjesë e listës së trajnerit Silvinjo, për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë, të cilat do të transmetohen në Tv Klan.

/tvklan.al