Raheem Sterling duhet të gjejë një skuadër të re, pasi te Chelsea nuk ka më vend për të. Kjo u bë e ditur nga vetë trajneri Enzo Maresca, në konferencën para ndeshjes me Servette në Conference League.
Maresca deklaroi se i ka bërë të ditur sulmuesit Sterling, se nuk do të ketë minuta për të te Chelsea dhe nuk i intereson kontrata.
“Unë kam qenë i sinqertë me të, nuk do të luajë asnjë minutë këtu. Nuk është se mendoj që nuk është lojtar i mirë, por unë kam një stil ndryshe loje. Është kaq e thjeshtë. Unë jam këtu për të marrë vendime. Nuk mendoj sa vite kontratë ka, kjo nuk është puna ime. Nuk më intereson edhe nëse ka kontratë 20-vjeçare.”, deklaroi Maresca.
Sterling është pjesë e Chelsea-t nga viti 2022 dhe numëron 59 ndeshje të luajtura, me 14 gola të shënuar. Pavarësisht se në sezonin e fundit ishte një nga më të spikaturit, sulmuesi 29-vjeçar nuk është në planet e stafit të ri dhe duhet të gjejë skuadër të re për të vazhduar karrierën. /tvklan.al