Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Vendim rigoroz dhe në bazë të statutit. Kështu e quan kryetari i Komisionit Qendror të Garancive Statutore në PS, Mark Nikolli, vendimin për përjashtimin nga partia, të kryetarit të zgjedhur nga konferenca e Matit. Pak ditë më parë, anëtari i PS Ndre Legisi deklaroi, se ky vendim është në kundërshtim me statutin.

Mark Nikolli: “Agim Hysa nuk i është nënshtruar vendimit të KQGS dhe vendimit të kryesisë, pasi ai është skualifikuar nga e drejta e kandidimit për kryetar partie dhe në këto marrëdhënie ai ka shkel statutin e partisë. Aq më tepër që kjo konferencë partie ka realizuar zgjedhjet në kundërshtim me statutin, pa prezencën e të deleguarit të kryesisë së PS. Më bën përshtypje një fakt, për të cilin unë zotit Legisi do i sugjeroja që të ishte më korrekt me delegatët e kongresit të partisë. Do t’i përmendja një fakt, të cilin zotin Legisi e di shumë mirë, trupa zgjedhore e delegatëve të Kongresit të PS, krahasuar me delegatët e kongreseve të mëparshme, për mendimin tim është në shumicë, afro 80% janë po ato delegatë”.

Gjithashtu, Komisioni Qendror i Garancive Statutore ka kërkuar rivlerësimin e mandateve të delegatëve të Matit nga organizatat./tvklan.al

Gazetare: Danjela Kostandini