Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Socialistët kanë bindur aleatët më të vegjël të hedhin firmat në një marrëveshje për kodin elektoral. Sekretari Luan Rama tha, se koalicioni Aleanca për Shtetin është pro një sërë propozimesh të ardhura nga opozita, që i shërbejnë procesin zgjedhor. Rama ftoi opozitën, për gjetjen e një fryme bashkëpunimi, e cila do të vihet re në tryezën pozitë-opozitë, që pritet të zhvillohet nesër.

Luan Rama:- “Në këtë kontekst, më lejoni të shpjegojë, se duke parë me seriozitet propozimet që ka sjellë opozita. Partitë e Aleancës për Shtetin kanë rënë dakord në përgjigjen në këto propozime dhe sot kanë nënshkruar dhe një marrëveshje të pesta partitë së bashku, që shprehin zyrtarisht qëndrimin e tyre unik ndaj propozimeve të opozitës, për të shkuar drejt një zgjidhje konsensuale lidhur me to”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame