Më shumë se 100 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Nigeri pasi dy lumenj të mëdhenj thyen barrierat duke shkaktuar përmbytje masive.
Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave Kombëtare tha se reshjet e dendura shkaktuan tejmbushjen e lumenjve të Niger dhe Benue.
Kjo ka shkaktuar një seri përmbytjesh në shumë zona të vendit përgjatë dy javëve të fundit, me zonat rurale që ishin më të goditura nga përmbytjet.
Me mijëra persona janë zhvendosur nga banesat e tyre në Nigerinë qendrore dhe jugore. Shteti nigerian i goditur më rëndë nga përmbytjet është Nigeri, me më shumë se 40 të vdekur.
11 shtete të tjera po ashtu janë prekur nga përmbytjet, mes tyre Kwara, Benue, Kogi, Adamawa, Taraba, Kebbi, dhe Bayelsa.
Nigeria përballet me përmbytje të mëdha pothuajse çdo vit. /tvklan.al