Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Në mbledhjen e byrosë parlamentare opozita kërkoi që kryeministri Nano të tregohet korrekt duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve mbi deklarimin e pasurisë së tij, si dhe të qëndrojë deri në fund të seancës në shenjë respekti ndaj legjislativit. Por për drejtuesit socialistë, opozita nuk mund të vendosë për tonin e kreut të mazhorancës.
Bamir Topi: “Zoti Nano flet shumë, mundohet të thotë shumë, por në të njëjtën kohë nuk thotë asgjë”.
Gramoz Ruçi: “Nano do përgjigjet siç do ai dhe nuk përgjigjet keq, sigurisht që kjo s’të intereson ty, është e drejta jote, është mocion tjetër. Katër bëre këtë muaj, por katër muajin tjetër”.
Zëvendëskryeministri Namik Dokle kërkoi që Kuvendi të kalonte për miratim kalendarin e fundit dyjavor për këtë sesion projektligjet e qeverisë, si akciza e duhanit, e cila kalon seancën e të enjtes dhe paketa anti-mafia, e cila shqyrtohet në javën e parë të muajit shtator nga Kuvendi.
Socialdemokratët kërkuan interpelancë me përfaqësuesin e qeverisë për çështjen e importimin e mbeturinave urbane, meqenëse kompania italiane ka sinjalizuar sipas Apostolit, se marrëveshja me qeverinë shqiptare starton zbatimin për muajin shtator./tvklan.al
Gazetare: Arta Tozaj