Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Rebelohen deputetët aktual socialistë në ditët e fundit të mandatit. Në mbledhjen e grupit parlamentar socialist një pjesë e deputetëve të pa votuar nëpër konferencat e PS nëpër rrethe, kanë kërkuar procedura më transparente në votimin në strukturat partiake. Disa nga deputetët aktualë janë tërhequr nga gara, ndërsa të tjerë të pa votuar hezitojnë të kandidojnë si të pavarur.

Njëri prej deputetëve të tërhequr Lush Përpali u deklarua hapur për arsyet e moskandidimit. Ndërkohë grupi i deputetëve socialistë mbështeti mocionin për shkarkimin e tre anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Krahas këtij mocioni, në parlament do të votohen ndryshimet në kodin elektoral, për të cilat opozita ende është e pakënaqur./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame