Mesfushoi Ylber Ramadani u aktivizua që nga minuta e parë për miqtë, ndërsa shoku i tij i skuadrës Medon Berisha u fut në lojë në minutën e 85-të. Trajneri i Interit, Simone Inzagi, aktivizoi Kristjan Asllani në minutën e 82, në vend të Çalhanoglu.
Golat për kampionët i shënoi Darmian në minutën e 5 dhe Çalhanoglu në minutën e 69 nga pika e bardhë e penalltisë. Kjo ishte fitorja e parë në këtë sezon për kampionët zikaltër, që në takimin e javës së parë, barazuan 2-2 ndaj Xhenoas.
Klan News