Meksika ka bërë një hap përpara drejt legalizimit të kanabisit mjekësor. Senati ka miratuar projektligjin me 82 vota pro dhe 18 kundër. Objektivi kryesor i këtij drafti është reduktimi i krimit të organizuar duke tkurrur tregun e jashtligjshëm të drogës.

Që kanabisi mjekësor të legalizohet, duhet që ky projektligj të miratohet edhe nga Dhoma e Ulët për t’u bërë ligj.

Legjislacioni i ri, nëse do të miratohet, do t’i lejojë qytetarët të mbajnë me vete deri në 28 gram kanabis dhe të kultivojë katër fidanë në shtëpi. Bizneset do të lejohen t’u shesin kanabis të rriturve, por çdokush që ka me vete më shumë se 28 gram do të gjobitet apo do të ndiqet penalisht.

Fëmijët nuk lejohen të blejnë, përdorin apo shesin drogën. Nëse ligji do të aprovohet, Meksika do jetë vendi i tretë në botë, pas Uruguajit dhe Kanadasë, që legalizon përdorimin rekreativ të kanabisit.

Kjo automatikisht lejon drogën për t’u përdorur shkencërisht për qëllime medicinale dhe industriale.  /tvklan.al