Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Bajram Rexhepi:- “Kosova e ka strategjinë e vetë për momentin është në kuadër të rezolutës 12/44. Ne i kryem punët tona prioritare, sigurisht që politikanë të ndryshëm serb, ata i kanë interesat e tyre politike, që të bëjnë deklarata të tyre. Nganjëherë ato janë ditore, ne nuk merremi shumë me ato deklarime, por nuk mund t’i injorojmë komplet. Është paralajmëruar se ajo do të aprovohet në parlament, sigurisht që edhe ne do të marrim diçka në parlament, por tani të shohim si do shkojnë gjërat”.
I ftuar në tryezën shqiptare përfaqësuesi i shtetit Serbi-Mal i Zi, deklaroi se ky takim është mesazh dhe apel për një miqësi të vërtetë. Unë jam i ri tha ai dhe e di se ka pasur konflikte në të shkuarën me Kosovën, por sot ne shpresojmë për nisjen e dialogut Beograd-Prishtinë. Ky ishte dhe i vetmi përfaqësues serb në takimin e parë ballkanik, pasi ministrat e shtetit fqinj, përfshi këtu dhe Koshtunicën, nuk kanë pranuar të jenë në Shqipëri. Ndërsa burime të besuara bëjnë të ditur presidenti i Shqipërisë dhe ai i shtetit të Serbi-Mal i Zi, do të takohen të premten e ardhshme në Ohër.
Kongresmeni amerikan James Slaider, e vlerësoi prezencën në këtë takim të parë ballkanik që mbahet në Shqipëri, pasi ishte ideuar si një mënyrë bashkëbisedimi të shumë prej autoriteteve të rajonit ballkanik, të SHBA dhe BE, në të njëjtën frymë si mëngjesi i lutjeve kombëtare që mbahet në Washington, për të vijuar më pas si takim i përvitshëm në vende të ndryshme të rajonit./tvklan.al
Gazetare – Arta Tozaj