“Progresi i besueshëm i 15 prioriteteve, në favor të Shqipërisë”
Për Reformën Zgjedhore është shprehur edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta në një takim me ambasadorin e ri të Austrisë, Christian Steiner, i cili i paraqiti letrat kredenciale.
“Realizimi me konsensus i reformës zgjedhore, si dhe progresi i besueshëm në të 15 prioritetet e BE-së, do të ndihmonin edhe Austrinë të kishte argumente më shumë në favor të Shqipërisë në kuadrin e debatit në BE”, – u shpreh Presidenti Meta.
Meta theksoi rëndësinë që ka angazhimi konstruktiv i çdo aktori institucional në detyrimet që ka për zbatimin e 15 prioriteteve të BE-së, që kushtëzojnë procesin e negociatave të anëtarësimit, përfshi përfundimin sa më parë të reformës zgjedhore në Këshillin Politik dhe miratimin e saj në Parlament, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.
Tv Klan