Udhëheqësit e Bashkimit Evropian janë mbledhur në Bruksel për të diskutuar mbështetjen për Ukrainën.

Në fokus do të jetë plani i fitores i prezantuar nga presidenti ukrainas Volodomyr Zelenskiy kundër agresionit të Rusisë. Para samitit sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte deklaroi se Ukraina do të jetë anëtare e NATO-s në të ardhmen.

Migrimi është gjithashtu në axhendë, me Poloninë që bën thirrje për një qëndrim të BE-së kundër Rusisë dhe Bjellorusisë që sipas qeverisë polake po i përdor emigrantët kundër BE-së dhe shteteve të tjera.

Ndërkaq edhe tensionet në Lindjen e Mesme dhe përgjigja e Izraelit ndaj Iranit do të jenë pjesë e diskutimeve.

Klan News