Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Qeveria shqiptare është e gatshme të përballoj fluksin e refugjstëve që mund të vijnë nga Kosova. Kështu ka deklaruar në konferencën e sotme për shtyp ministri i informacionit Musa Ulqini. Sipas tij numri i të ardhurve në zonën e Kukësit deri tani ështe rreth 180 dhe pjesa më e madhe e tyre është strehuar pranë familjeve të kësaj zone.
Por edhe qendrat e pritjes së refugjatëve janë të gatshëm të përballojnë ardhjen e një mijë deri në pesë mijë persona njëkohësisht. Ndërkohë drejt Kukësit janë nisur sasi ushqimesh e medikamentesh mjeksore. Ndërsa në kufirin shqiptar gjatë orëve të fundit nuk shënohet asnjë incident.
Postat tona kufitare tha Ulqini informojnë se në shatrat shqiptare matan kufirit dëgjohen shpërthime të vazhdueshme dhe shihet se ato janë përfshirë nga tymi dhe flakët./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego