Shtohen në listën e barnave të rimbursuesheme 31 medikamente të reja. Ministrja e shëndetësisë Anila Godo u shpreh, se shtimi i barnave të reja tregon vëmendjen që qeveria shqiptare, po tregon ndaj politikës së rimbursimit të barnave që lidhet drejtpërdrejt  me shëndetin e ekonominë e qytetarit.

Anila Godo: “Konkretisht për këtë vit në listë janë shtuar 31 barna të reja, që përbëjnë 70 alternativa tregtare të reja, duke e çuar në total në 405 numrin total numrin e barnave të rimbursueshme dhe në 944 alternativa tregtare. Ndër barnat e shtuara ofrohen alternativa të reja terapeutike të gamës së barnave antispastike, diuretike, antiepileptike, neuroleptike, etj.”

Mes barnave të reja të futur në listë janë edhe medikamente tepr të shtrenjta që përdoren nga të sëmurët me leucemi dhe  ata që kanë transplantuar veshkat.

Anila Godo: “Futja e dy barnave të reja Në  për diagnoza të patrajtuara më parë. Flasim konkretisht për barin imatimib, që përdoret për trajtimin e leucemisë mieloide kronike, Vanganciklovir, i cili përdoret për trajtimin e pacientëve që i janë nënshtruar transplantit renal në periudhën post transplanti.

Elvana Hana: “Për barin imatimib i cili është një nga barnat më të shtrenjta që është përfshirë së fundmi në listën e barnave. Dua të theksoj që vetëm një recetë është 3.6 milion lekë dhe instituti ka marrë përsipër që vetëm në këtë vit të mbulojë për afro 30 pacientë me diagnozën e leucemisë kronike. Fondet tona për këtë vit parashikohen dhe arrijnë shifrën e 4.7 miliard lekëve.”

Aktualisht rreth 95% e sëmundshmërisë kronike është e mbuluar me barna të rimbursueshme, ndërsa përfitojnë rreth 250 mijë pensionistë nga ky rimbursim./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami