Mario Mitaj pati një tjetër paraqitje të mirë me Al Ittihad, kësaj radhe në kampionat. Mbrojtësi shqiptar e nisi si titullar dhe qëndroi deri në fund në fitoren 4 – 1 me Al Khaleej.
Mitaj u pa shumë në mesfushë në pjesën e parë të lojës, duke i dhënë më tepër shtysë sulmit.
Pasimet e tij ishin nismëtare për aksione të rrezikshme. Në të dytën, futbollisti shqiptar, ku rezultati ishte më i sigurt, u kthye në rolin mirëfilltë të mbrojtësit.
Mario Mitaj ishte 95% i saktë në pasimet e tij në këtë sfidë që e mban Al Ittihad në garën për titullin kampion në Arabinë Saudite.
Mitaj është i huazuar nga Lokomotiva e Moskës në kampionat deri në fund të sezonit.
Tv Klan