Këto pamje shokuese nuk i përkasin një skenari të sajuar, por asaj që ndodh çdo ditë në autostradën Lushnjë-Fier.
Mjetet bujqësore shkelin çdo normë të qarkullimit rrugor, madje duke ecur në krahun e kundërt të rrugës, aty ku për mjetet përballë është korsia e shpejtësisë.
“Vështirë sa nuk bëhet hesapi dhe nuk kemi ndërmend të ikim. Në çdo vend ngado që të vesh, ngado që të shkosh ndihem shumë i rrezikuar kur del në xhade.”
“Nga autostrada e re që u bë dhe këtej ne na kanë kufizuar, dmth, duke ndarë me vija në mes xhadenë dy korsi, njëri këtej, njëri këtej ne e kalojmë në krah të kundërt tashi. Që të kaloj në krahun e djathtë që më takon mua, siç i takon shoferave unë duhet të vete në klubin e shoferit. Vetëm atje ka një. Nga këtu te klubi i shoferit, dmth, mund të jetë 6 kilometra.”
Këto kundravajtje që janë burim i sigurt për aksidente ndodhin pikërisht në praninë e policisë. Punonjës te saj pranojnë se kane marre masa administrative.
Rizhvan Sharka: “Nuk duhet të futen këtu zetorat, nuk duhet të futen kafshët, dmth, me karrocë edhe ne jemi tu i porosit që mos të futen këtu përveç atyre dy vendeve të caktuara. Të gjithë këtyre mjeteve që kalojnë, dmth, këtyre motorike që kemi marrë masa shumë të forta. Gjobat parashikohen nga 5 mijë lekë gjer në 20 mijë lekë.”
Por siç shihet, te tilla masa janë te pamjaftueshme. Në mungesë të plotë të kulturës qytetare, dhe ndoshta duke mos menduar për rrezikun qe krijojnë ne këtë rruge, banorët e këtyre zonave jo vetëm që janë të ndërgjegjshëm për shkeljen e rregullave, por i kryejnë ato në mënyrë të përsëritur.
Gazetarja: Policia ju ka ndaluar ndonjëherë?
“Po deri tashi nuk na ka ndaluar se e sheh që s’kemi nga vemë.”
Autostrada Lushnje-Fier është e standardeve bashkëkohore. Sipas projektit përgjatë saj janë ndërtuar dhe disa nen e mbikalime, ndoshta te pamjaftueshme, por fenomeni i shkeljes se rregullave te qarkullimit, duket se ka te beje me shume me ndërgjegjen e banoreve te fshatrave përgjatë saj, te cilët, për te shkurtuar distancën, e kane kthyer edhe këtë autostrade ne një rruge fshati./tvklan.al