Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Kryeministri Meta, Ministri i Drejtësisë Imami, të mbështetur nga deputetët Legisi, Shuli, Ulqni, Shahollari, Stankaj, Sherifi, Zela etj, kanë firmosur mocionin për shkarkimin e tre anëtarëve të Gjykatës së Lartë Agron Lamaj, Vladimir Bineri dhe Kristaq Ngjela. Ky mocion i është paraqitur parlamentit nga ministrat Imami e Legisi.

Arben Imami, Ministri i Drejtësisë:- “Është i mbështetur në Kushtetutën e Shqipërisë dhe në rregulloren e Kuvendit. Është firmosur nga zotërinjtë Meta, Imami, Legisi, Ulqini, Shahollari, Lakrori, Stankaj, Zela etj. Jam i sigurt se dhe deputetë të tjerë do t’i bashkoheshin këtij mocioni, i cili kërkon që përfundimisht të bindemi që askush nuk  mund të qëndrojë përmbi dhe jashtë ligjit”.

Sipas këtij mocioni, gjyqtarët Agron Lamaj, Vladimir Bineri dhe Kristaq Ngjela, duke injoruar dhe shkelur haptazi nenet e kodit të procedurës penale, kanë prishur vendimin e Gjykatës së Apelit Vlorë, për vendosjen e masës së sigurimit, arrest me burg, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Fierit, e cila kishte vendosur masën e arrestit me burg afat 20 ditorë. Në këtë mënyrë ata kanë lehtësuar lënien në gjendje të lirë të trafikantit të drogës Kudret Hoxha./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame