Në një kohë kur zhvillimet urbane po shoqërohen me trafik të rënduar, mbërritja e autoambulancës në vendgjarje dhe dhënien e ndihmës së parë për shpëtimin e jetës, po bëhet gjithnjë e më e vështirë.
Për këtë arsye, për herë të parë, Shqipëria ka futur në sisitemin e urgjencës kombëtare shërbimin me motoambulancë, njëlloj si në vendet europiane.
“Motomedica është një mënyrë për të shmangur trafikun dhe për të shfrytëzuar sa më mirë personelin shëndetësor. Kur përdorim një automabulancë, koha e mbërritjes është më e madhe, sidomos tek qendat urbane, sidomos në Tiranë gjatë gjithë vitit.”
Grupi me mjekë dhe infermierë pritet të mbërrijë në vendgjarje në një kohë me të shkurtër se me makinë.
“Ky mjet do të ketë mjek dhe infermier. Do të shkurtojë kohën e mbërritjes tek qytetari sepse e rëndësishme është të mbërrish në kohë që të japësh ndihmën, jo koha e shoqërimit në spital.”
“Grupi i motoambulancës u nis për në Don Bosko, aty ku është raportuar një rast urgjent. Kamera e Tv Klan do e ndjekë nga pas për të parë sa është koha e shkurtimit me motoambulancë, ndryshe nga automabulanca për të mbërritur në vendngjarje”, raporton gazetarja Erikleda Dorezi.
Nëse do të kryhej me autombulancë, koha e mbërritja në vendngjarje është afërsisht 5 minuta, pa marrë parasysh trafikun e rënduar. Ndërsa, ekipi shëndetësor me motor arriti për 2 minuta e 37 sekonda, afro përgjysmim të kohës së mbërritjes.
Motoambulanca ështe e pajisur me të gjitha mjetet e ndihmës së shpejtë dhe do të veprojë fillimisht në Tiranë, për t’u shtrirë edhe në zonat bregdetare gjatë sezonit veror.
Tv Klan