Policia Rrugore e Tiranës apel drejtuesve të automjeteve. Shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore Erion Ahmeti në një  prononcim për mediat u bëri apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që gjatë natës së ndërrimit të viteve të bëjnë kujdes dhe të mos marrin makinat e tyre nëse do të konsumojnë alkool, por të përdorni transportin publik.

 “Respektoni normat e sjelljes, mos përdorni pijet alkoolike nëse do të jeni në timon, përdorni mjetet e shërbimit publik për të shkuar në destinacion”.

Policia Rrugore do jetë në krye të detyrës dhe nuk do tolerojë asnjë shkelje, kryesisht alkoolin, shpejtësinë dhe përdorimin e celularit, pasi kanë tre shkelje që janë burim aksidenti dhe rrezikojnë seriozisht jetën.

“Festoni por ju lutemi mos abuzoni me alkoolin shpejtësinë dhe telefonin gjatë drejtimit të automjetit me qëllim që magjia e festës mos të venitet nga aksidentet rrugore. Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor”,

tha Ahmeti.

/tvklan.al