Në rubrikën “Sy m’sy”, Kryeministri Rama iu përgjigj përmes një videomesazhi një komentuesi, i cili i kërkon të shikojë situatën e shkollave në Tiranë, pasi sipas tij “kanë mbetur pa oborre sepse ua kanë vjedhur mafia e ndërtimit”.

Rama u shpreh se historia e grabitjes së oborreve të shkollave për ndërtime është e vjetër, që nga koha e rrumpallës së viteve ’90.

“Historia e grabitjes së oborreve është e vjetër ajo, e kohës së rrumpallës së viteve ’90 po ashtu dhe kthimet e pronave në oborre shkollash janë dhe ato një histori e tejkaluar edhe ajo e vjetër tani. Një nga ato kthime u bë tek shkolla “Kosova””, tha Edi Rama.

Rama theksoi se në Tiranë janë ndërtuar 45 shkolla të reja dhe 10 të tjera janë në proces.

Kryeministri solli në kujtesë rastin e shkollës “Kosova”, ndërsa u shpreh se kthimet e pronave në oborre shkollash janë histori e tejkaluar dhe të vjetra.

“Janë 45 shkolla të reja në Tiranë Adrian, pa llogaritur 10 të tjera që janë në proces. Asokohe isha kryetar bashkie dhe u thashë harrojeni se do të mund të njëherë të ndërtoni pallat në vend të shkollës sa të jem unë këtu. Por ende pishat, pastaj i vunë zjarrin dhe godinës por në fund shko shikoje, e ringritëm nga hiri si feniksi, shkollën më të vjetër të Tiranës”, tha Edi Rama.

Kryeministri shprehu bindjen se njësoj do ta marrin edhe në 11 Maj, ku shqiptarët brenda dhe jashtë do tu tregojnë se Shqipëria nuk do të rrëshqasë më kurrë teposhtë, por vetëm do të ngjitet lart drejt majës së 2030-ës në BE.

“Noc Rrokun morën nga i gjithë ai agresion mbi truallin dhe godinën e shkollës “Kosova”, njësoj siç do ta marrin me 11 Maj Adrian, ku shqiptarët brenda dhe jashtë tu tregojnë se Shqipëria nuk do të rrëshqasë më kurrë kaq poshtë po vetëm do të ngjitet dhe do të ngjitet lart drejt majës 2030-tës në Bashkimin Europian. Erdhi 11 Maji.”, tha Rama.

Kryeministri ftoi po ashtu komentuesin të vizitojë bashkë me të shkollat e Tiranës, ku aktualisht janë 45 shkolla të reja dhe 10 të tjera në proces.

Klan News