Bankat mbyllin me fitim 100 milionë Dollarë periudhën 9-mujore

Në fund të muajit Shtator, niveli i kredive me probleme ka pësuar një rritje të lehtë në nivelin 8.3% të totalit të protofolit të huave.

Në fund të Gushtit kreditë me probleme ishin sa 8.13% e huave të dhëna në ekonomi, ndërsa Shtatori ishte muaji i parë që priste efektet e pandemisë në sektorin bankar, pas përfundimit të afatit të moratoriumit të pagesave të kësteve.

Në total huaja me probleme është rritur me 12 milionë Dollarë që prej Gushtit.

Pavarësisht kësaj situate sektori bankar mbetet likuid dhe ka mbyllur një periudhë të vështirë 9-mujore me një fitim prej 107 milionë Dollarësh për 12 banka që operojnë në vend.

Fitimi i bankave është më i ulët nëse krahasohet me periudhën Janar-Shtator të një viti më parë, ku bankat realizuan një fitim në masën e 150 milionë Dollarëve.

Aktualisht sektori bankar është në fazën e ristrukturimit të kredive për klientë që kanë shfaqur paaftësi paguese, ndërsa të dhënat e qarta për efektet që do të shkaktojë kriza e pandemisë te kreditë me probleme pritet të dalin në fillim të vitit të ardhshëm.

Tv Klan