Të dy ndodhen në të njëjtën qeli, por refuzojnë të flasin me njëri-tjetrin. Aleksandër Luca u transferua javën e kaluar në burgun e Grevenas pasi u dhunua në paraburgimin e Avlonës ku ndodhej fillimisht. Ai u vendos në të njëjtën qeli me bashkëpunëtorin e tij grek, Manolis Koukouras.

Televizioni grek “Star” raporton se shqiptari dhe greku nuk dëshirojnë që të shikojnë njëri-tjetrin. Ata madje duket se nuk dëshirojnë që të kenë asnjë kontakt as në të ardhmen sido që të përfundojë gjyqi. “

Edhe sikur në të njëjtën qeli të jenë përsëri, nuk dëshirojnë të kenë kontakt mes tyre

“, tha një burim për televizionin grek.

Pavarësisht faktit se nuk komunikojnë, Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras nga ana tjetër janë tepër bashkëpunues me avokatët dhe familjarët e tyre. Secili thotë se është i pafajshëm. Të dy pranojnë përfshirjen në krim, por akuzojnë njëri-tjetrin si personin që dhunoi barbarisht studenten Eleni Topaloudi dhe për vendimin për ta hedhur trupin e saj në det.

Krimi i rëndë ndodhi më 27 Nëntor në ishullin Rodos të Greqisë, ndërsa trupi i pajetë i studentes 21-vjeçare u gjet një ditë më pas. /

tvklan.al