Kur vapa bëhet e padurueshme, të gjitha rrugët duket se të çojnë në Voskopojë. Këtë fundjavë qendra e Voskopojës, por edhe rrugicat me kalldrëm janë mbushur me grupe pushuesit të cilët kryesisht janë të moshave të treta e që vijnë nga e gjithë Shqiperia, por nuk mungojnë dhe turistët
Kryeqytetasit mbeten pushuesit besnikë, të cilët e dinë, që një mrekulli të fshehur mes gjelbërimit të pamasë si Voskopoja, mund ta shijosh jo duke qëndruar me ditë, por me muaj.
Fshati i vogël turistik, ku spikatin mes të tjerash gjurmët e qytetërimit të hershëm, si gjatë verës ashtu dhe gjate gjithë dimrit kur dëbora mbulon gjithçka, mbipopullohet nga numri i madh i pushueseve.
Mikpritja e rrallë e banorëve,të cilët çdo vit e më shumë po orientohen drejt turizmit dhe mbajtja e pandryshuar e çmimeve, e bëjnë Voskopojën zgjedhje të padiskutueshme për ata që duan pushime të qeta.
Hotelet, bujtinat dhe shtëpitë pritëse janë të rezervuara për gushtin, por kërkesat për të kaluar pushimet në Voskopojë mbeten të larta si nga vendasit ashtu edhe të huajt.
Tv Klan