Një vogëlushe katër vjeçare është mbytur tragjikisht të enjten pasdite, pasi nëna e saj e hodhi fëmijën nga një urë në një lum në Florida.
Policia konfirmoi trupin e Je’Hyrah Daniels, e cila u gjet në lumin Hillsborough rreth orës 16:30. Nëna e saj , 26-vjeç, Shakayla Denson është akuzuar për vrasje të shkallës së parë.
Dëshmitarët u thanë autoriteteve se kishin parë Densonin të hidhte fëmijën në lum.
Gruaja u arrestua pasi u gjet fare pranë vendit të ngjarjes. Sipas
Daily Mail,
policia tha se ajo kishte vjedhur një makinë pak orë para se të ndodhte ngjarja.
Vrasja është e ngjashme me rastin e Janarit të vitit 2015, kur një baba hodhi vajzën e tij pesëvjeçare në urën e Tampa Bay./tvklan.al