Neymar është kthyer të luajë pas 1 viti, duke e lënë pas dëmtimin e rëndë që e mbajti larg fushave. Saktësisht sulmuesi brazilian qëndroi pushim 370 ditë, koha më e gjatë e shkëputjes në karrierën e tij.

32-vjeçari u aktivizua si zëvendësues në fitoren 5-4 të Al Hilal me Al Ain në Champions League e Azisë. Braziliani pati edhe një mundësi shënimi.

Skuadra nga Emiratet e Bashkuara Arabe është kampione në fuqi në aktivitetin më të rëndësishëm për klube në kontinent, por kësaj here u dorëzua përballë ekipit kampion të Arabisë Saudite. Neymar është një ndër futbollistët më të paguar në botë, duke kaluar 100 milionë dollarë në vit.

Tv Klan