Lajme Arkiva 2004

Nikollë Lesi: “Unë i kam kërkuar doktor Berishës që mitingu i 20 Marsit të jetë miting proteste rezistence,, që do të  thotë të gjithë protestuesit nga sheshi “Skënderbej” drejt sheshit “Nënë Tereza” dhe pastaj të ulen para Kryeministrisë ditë, natë deri në dorëheqje e parevokueshme të Fatos Nanos. Rrugë të dytë nuk ka sipas meje si kryetar i Partisë Demokristiane . Vetëm me vendosmëri dhe vetëm me protesta rrëzohet Fatos Nano ky klan kriminal që qeverisë Shqipërinë”.

Gazetarja: “E ka përkrahur lideri i opozitës këtë kërkesë tuajën?”

Nikollë Lesi: “Unë kërkesën e kam bërë do ta shtroj nesër në takimin e partive opozitare që është tryeza e partive për 20  Marsin dhe jam i vendosur në këtë pikë, vetëm me protestë rezistencë të ulur në shesh para  Kryeministrisë nuk ka zgjidhje tjetër për largimin  e Fatos Nanos”.tvklan.al