Një 20-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Mat pasi dhunoi xhaxhain e tij. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Drita për motive të dobëta.
“Menjëherë pas njoftimit se rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme, në fshatin Drita, për motive të dobëta, një 20-vjeçar po dhunonte xhaxhain e tij shtetasin P.K., 58 vjeç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, shkuan menjëherë në vendngjarje. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, u bë e mundur përshkallëzimi i mëtejshëm i këtij konflikti, si dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit K.K., 20 vjeç, banues në fshatin Drita, Mat”, njoftoi policia.
Gjatë kontrollit të banesës së 20-vjeçarit, iu gjetën të fshehura dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 34 copë fishek, 2 granata, 8 ndezëse granatash, 1 qytë dhe 1 krehër arme./tvklan.al