Lajme Arkiva 2003

Nis nga funksionimi i burgu i Peqinit, banorët e parë të këtij burgu janë 30 të dënuar kryesisht anëtarë të bandave më të rrezikshme në vend që aktualisht vuajnë dënimin në qelitë e komisariatit  të Elbasanit, Librazhdit dhe Gramshit.

Gjendja në këtë komisariat kishte arritur kulmin e tejmbushjes  dhe në mjaft raste të burgosurit kanë protestuar në mënyra nga më të ndryshmet.

Madje të dënuarit që ndodheshin të izoluar në burgun e Librazhdit prej katër ditësh ishin futur në grevë urie.

Burgu i Peqinit i ndërtuar me ndihmën e qeverisë italiane do të strehojë më shumë se 800 vetë kryesisht të dënuar për krime të rënda. Vendosja në punë e këtij burgu do të zbusë tejmbushjen e qelive nëpër komisariatet e vendit./tvklan.al