Në katër qendra komunale të numërimit në Prishtinë, Lipjan, Obiliq dhe Partesh numërimi i votave për kandidatët për deputetë. Gazetarja Blerta Dalloshi Berisha raporton për Tv Klan se në komunat e tjera, numërimi pritet të nisë të mërkurën.

Për herë të parë, përveç procesit të numërimit të votave për kandidatët për deputetë, në qendrat komunale të numërimit do të bëhet verifikimi i votave për subjektet politike.

Ndërsa numërimi i votave me kusht, të personave me nevoja të veçanta dhe diasporës, do të bëhet në një fazë mëvonshme. Vonesat e nisjes së numërimin e votave të kandidatëve janë të papranueshme për rrjetin e organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim.

Shefja e Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë vlerësoi ditën e zgjedhjeve si të qetë, por nënvizoi se fazat kritike të procesit si numërimi i votave, kërkon transparencë të plotë.

Megjithatë ajo ka përmendur nevojën për transparencë dhe ka shprehur shqetësimin për gjuhën nxitëse dhe sulmet verbale gjatë fushatës si dhe bllokimin e komisionit të pavarur për media. Ajo ka kritikuar edhe pushtetin që ka bojkotuar mediat./tvklan.al