Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për sistemimin dhe rikostruktimin në blloqet e pallateve Mine Peza dhe Haxhi Dalliu. Infrastruktura në këtë lagje e njohur si “lagjja e Brakës” është tejet e dëmtuar pasi aty nuk është ndërhyrë asnjëherë.

Edi Rama: “Këto kantiere që ne po hapim, jo vetëm do të përmirësojnë cilësinë e jetës në këto zona që do të përfitojnë drejpërdrejt nga rindërtimi i plotë i hapësirës publike, por nga ana tjetër, janë shenja më e mirë se në Tiranë gjërat do të shkojnë vetëm duke u përmirësuar.”

Parashikohet të ndërhyhet në rrjetin e ujësjellës kanalizimeve, në rrjetin elektrik si dhe në shtimin e gjelbërimit që aktualisht nuk shihet në asnjë prej blloqeve të banimit në Tiranë. /tvklan.al