Pas një konflikti për motive të dobëta, një adoleshent i moshës 15-vjeçare humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditja me thikë.
Ngjarja e rëndë sipas policisë ndodhi mbrëmjen e së hënës në zonën e Fermentimit të qytetit Shkodrës, ku Emiljano Gjoni humbi jetën pas dërgimit në spitalin e Shkodrës.
Policia pas disa orësh policia bëri të ditur se arrestoi autorin e dyshuar, po i moshës 15-vjeçare. Edhe ai rezulton të jetë plagosur po me thikë në sup.
Tv Klan