Fansat e këngëtares së njohur Taylor Swift shijuan plot 4 mbrëmje koncerti në Paris të yllit të Pop-it. Përpos atmosferës fantastike, një foto ka marrë vëmendje masive në rrjetet sociale. Në dyshemenë e arenës “La Defense” qëndron një foshnje, i mbështjellë me ca rroba. Në komente njerëzit kanë shprehur shqetësimin e tyre për një skenë të tillë, ndërkohë që është ende e paqartë nëse personi pranë fëmijës është nëna apo dadoja.
“Njerëzit mund të shkelnin mbi të”, është komenti më i shpeshtë për foton, e në fakt me të drejtë…
A baby photographed in the pit of Taylor Swift’s concert in Paris has drawn the ire of concerned parents across the internet → https://t.co/sJKDrzbFLb pic.twitter.com/x7N1hWzGLj
— CONSEQUENCE (@consequence) May 13, 2024
Komente të tjera që po qarkullojnë në “X” i drejtohen personit që e ka lënë fëmijën aty:
“Ti duhet të shkosh në burg, jam e shokuar!”
“Kush dreqin e çon një bebe në koncert?!”
“Kushdo që e ka lënë atë fëmijë aty, meriton që dikush t’ja heqë nga duart.”
“Në një koncert, askush nuk mendon se ka një FËMIJË NË DYSHEME. Kur dritat të fikeshin totalisht, turma mund të kalonte mbi të…”
“Një i dehur mund ta lëndonte, çdo gjë mund të ndodhte. Si mund të shijosh një koncert, e njëkohësisht të kujdesesh për fëmijën?!”
Për të mos lejuar që Taylor të përfshihet në këtë gjë, fansat e saj lanë komente të tipit: Ajo ska asnjë faj, kjo gjë nuk ka të bëjë me të qenurit adhurues i këngëve të saj. Është papërgjegjshmëri e një nëne.
Ajo që është akoma më e çuditshme në këtë histori, është fakti që ai fëmijë është lejuar të futet brenda, duke qenë se rregullat janë tejet strike./tvklan.al