Ardjan Ismjali është pazgjedhur në formacionin e javës për ndeshjen e raundit të parë në Ligën e Kombeve.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare është në 11-shen më të mirë të përpiluar nga Sofascore bashkë me futbollistë të tjerë si gjeorgjiani Kvara, gjermani Musiala, belgu De Bryjne dhe anglezi Rajs.
Lojtari 27 vjeçar është vlerësuar me notën 8.3 dhe është rreshtuar në qendër të prapavijës në formacionin me skemën 3-1-4-2.
Përveçse shënoi gol, referuar statistikave të UEFA-s në 96 minuta të luajtura mbrojtësi kuqezi rikuperoi edhe tetë topa, ndërsa bëri edhe 5 bllokime.
Në 35 pasime, saktësia e tij ishte 97%. Ismjali gjuajti portën e mbrojtur nga Trubin tre herë.
Ismjali mori notën më të lartë nga Sofascore nga 22 futbollistët. Vlerësimi më i ulët për një tjetër kuqezi, Thomas Strakosha me notën 6.2.
Sfida kundër ukrainasve është e veçantë për kuqezinjtë, të cilët arritën fitoren e parë në histori, ndërsa më parë kishin 5 humbje dhe 1 barazim.
Gjithashtu kjo është fitorja e dytë në transfertë në sfidat e Ligës së Kombeve për kuqezinjtë, pas asaj ndaj Bjellorusisë 4 vite më parë.
Klan News