Marina Vjollca është padyshim një ndër moderatoret më të dashura dhe më simpatike të ekranit. Së fundmi, përmes disa postimeve në Instagram, ajo ka habitur fansat me look-un e saj të ri. Marina ka ndyshuar jo vetëm ngjyrën e flokëve, por edhe modelin.

Ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim, Marina shfaqet me flokë të zinj, të shkurtër dhe balluke.

View this post on Instagram

Nice to meet you!

A post shared by MARINA VJOLLCA (@marina_vjollca) on

Komentet kanë qenë të shumta nga ana e fansave, por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i bashkëshortit të saj, Ghetto Geasy dhe motrës Luana.

“Më e mirë ajo që e kam, por edhe kjo nuk qenka keq”, ka shkruar me humor Getoari, kurse Luana i ka komentuar: ” Kush je ti dhe çfarë i ke bërë Marinës së ëmbël e të mirë”.

Nuk dihet nëse ky do jetë pamja e re e Marinës, apo është thjesht një ndryshim për ndonjë set fotografish, mbetet për t’u parë./tvklan.al