Alis fitoi “X Factor Albania” vetëm një javë më parë duke marrë votat dhe zemrat e publikut.
Këtë të premte ai ishte i ftuar në “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan. Alis ka një histori të mrekullueshme nga pas që tregon se me punë gjithmonë ia del në jetë.
Ai nuk ka kënduar asnjëherë në ndonjë festival fëmijësh dhe pasionin e tij e konsumonte gjithmonë brenda mureve të shtëpisë së tij.
Madje moderatorja Alketa Vejsiu tha se për 21 vite me radhë ai nuk ka kënduar, por vetëm i ka rënë pianos. Falë “X Factor”, tashmë jeta e tij ka marrë një rrjedhë tjetër.
“Alis për hir të së vërtetës i ka rënë pianos, por nuk ka kënduar për 21 vite. Falë këtij spektakli erdhi në “X Factor” dhe ja si jeta mund të marrë një rrjedhë tjetër”, tha Vejsiu.
Përballë fëmijëve të vegjël që bëjnë pyetje nga më pikantet ai rrëfeu emocionet e fitimit të “X Factor”.
“Të them të drejtën momentin e parë që the emrin tim, isha i mpirë komplet nga emocionet sepse kisha një dyzim emocionesh, ishin dhe të mira dhe të këqija. Pse? Sepse pashë që mbaroi dhe ishin shumë javë rresht që ne kishim luftuar shumë për atë ditë dhe erdhi fundi. Ishte një melankoli e momentit”, tha ai./tvklan.al