Ndëshkohen edhe bizneset si fasoneritë, bankat, hotelet
Institucionet publike rezultojnë subjektet që e zbatojnë më pak protokollin e sigurisë anti – covid. Brenda periudhës 1 Nëntor deri në 14 Dhjetor, 36 institucione publike janë pezulluar nga aktiviteti i tyre fizik me vendim të Inpektoratit Shtetëror Shëndetësor.
Puna në mjedise të mbyllura dhe në kolektiv, e rrit mundësinë e krijimit të vatrave infektive, ndaj mungesa e maskës dhe e kushteve higjeno – santitare solli penalizimin e tyre.
I njëjti vendim është marrë nga ISHSH edhe për 55 subjekte të tjera mes të cilave 19 fasoneri, 4 Institucione Shëndetësore Publike, 5 kompani nafte, 3 institucione financiare, 1 laborator mjekësor jopublik, hotele etj.
Ajo që bie në sy është mungesa e bar – kafeneve në listën e subjekteve të gjobitura apo me pezullim të përkohshëm të aktivitetit, edhe pse të paktën në kryeqytet është e dukshme mungesa e masave anti – covid.
Mes tavolinave nuk respektohet distanca prej 2 metrash, ndërsa grumbullimet në to janë kthyer në një rutinë normale.Tv Klan