Më parë influencerët deklaronin se tërshëra ishte toksike dhe rriste numrin e personave obezë. Por tani janë po ata që po pijnë një përzierje tërshëre dhe limoni të gjelbër duke thënë se i ndihmon të humbasin thuajse 20 kg për dy muaj. Pija quhet “Oatzempic”, si një derivat i medikamentit Ozempic që njerëzit po e përdorin për të humbur peshë edhe pse rekomandohet për pacientët diabetikë.
Por çfarë bën vërtet “Oatzempic?”
Pija është një përzierje e një gote ujë, gjysmë gote me tërshërë të trashë dhe lëngun e gjysmë kokrre limoni jeshil. Rezultati i përngjan lëngut të tërshërës (juego de avena) që është një pije e përdorur në Amerikën Latine.
Receta klasike është me tërshërë, qumësht, sheqer, lëng limoni dhe kanellë. Njerëzit thonë se versioni i ri po i ndihmon të humbasin kilogramët e tepërt por le të shohim me kujdes pretendimet e tyre.
Pija ka shumë fibra me të cilat organizmi nuk furnizohet mjaftueshëm. Fibrat rregullojnë shëndetin e zorrëve dhe kështu lëndët e panevojshme largohen më lehtësisht. Rrjedhimisht ka më pak masë në trupin tuaj por trupi proceson dhe ekskreton vazhdimisht kështu që kjo s’është e përhershme.
Të tjerë thonë se pasi pijnë lëngun ndihen të ngopur për më gjatë dhe nuk hanë shumë gjatë ditës. Ushqimet e pasura me fibra janë të këshillueshme për të humbur peshë në mënyrë të shëndetshme sepse ruajnë nivelet e sheqerit në gjak duke na bërë të ndihemi më të ngopur. Problemi është se shumë njerëz e mendojnë pijen si një vakt të plotë, ndërkohë që është thjesht një përzierje ushqyese me përfitimet e saj, por kurrsesi s’mund të përmbushë të gjithë nevojat e organizmit.
Ajo çfarë duhet theksuar është që Oatzempic është një tjetër metodë e shpejtë, por pa rezultate afatgjata. Me të njerëzit po kërkojnë të humbasin peshë me çdo kusht. Shpeshherë, njerëzit nuk humbasin peshë por ujë dhe masë muskulare dhe kjo nuk është e nevojshme.
Trende si këto eliminojnë prakticitetin nga ekuacioni. Ka më shumë gjasa që dikush të provojë një recetë të shëndetshme me tërshërë që do ta pëlqejë, do të marrë lëndët e nevojshme ushqyese dhe do të krijojë zakonit e të ushqyerit shëndetshëm sesa të provojnë një trend që do t’i rikthejë përsëri në pikën 0 pas dy muajsh. Oatzempic nxit dëshirën e njerëzve drejt kërkimit të zgjidhjeve të shpejta që nuk ndihmojnë në plan afatgjatë./tvklan.al