E ardhmja digjitale e Shqipërisë duket gjithnjë e më e afërt teksa vendi bëhet gati për të pritur teknologjinë 5G.
Duke përmirësuar shpejtësinë dhe kapacitetin e teknologjisë Wireless, 5G do të revolucionarizojë mënyrën se si ne aksesojmë dhe përdorim të dhënat celulare.
“Ne jemi plotësisht të përgatitur për të sjellë në Shqipëri këtë epokë të re të telekomunikacionit. Infrastruktura jonë e përmirësuar e rrjetit, e mbështetur nga ekspertiza e 4iG, na pozicionon të shfrytëzojmë plotësisht përfitimet e 5G. Strategjitë tona të kombinuara garantojnë vendosjen e shpejtë të 5G së bashku, duke ofruar frekuenca si me brez të ulët ashtu edhe me brez të mesëm që përmirësojnë ndjeshëm përvojat e përdoruesit. Për të siguruar cilësinë maksimale ne jemi të vendosur të investojmë si në rrjetin fiks ashtu edhe në atë celular. Pra, nëse fokusohemi tek 5G për të gjithë klientët tanë celularë, kemi një tjetër investim të madh në rrjetin tonë të fiksit, duke lançuar 10 Gbps, shpejtësia më e lartë e internetit e ofruar ndonjëherë në Shqipëri, kombinuar këtu me Wifi që mbështet lidhjen e pandërprerë në pajisje të shumta për transmetim, lojëra apo për të ndarë eksperiencat e tyre në rrjetet sociale. Në vijim të përgatitjes për 5G, “One Albania” ka implementuar politikat e “Clean Network”, duke bërë një Shqipërinë vendin e parë në rajonin që i është bashkuar kësaj nisme për të vendosur standarde të pranuara ndërkombëtarisht për një internet të sigurt global dhe mbrojtjen e thirrjeve dhe transmetimeve të të dhënave përmes rrjeteve të komunikimit”.
Dy vjet pas bashkimit më të madh në tregun e telekomunikacionit, mes kompanisë më të vjetër të telekomunikacionit në celular dhe më të madhit në fiks, “One Albania” ia ka dalë të pozicionohet si një lider në tregun e telekomunikacionit duke u transformuar në një ofrues shërbimi plotësisht të integruar që mund të garantojë të gjitha shërbimet tona celulare, fikse dhe TV në një paketë e vetme.
“Ky ka qenë një proces kompleks dhe impenjues, unik edhe në rajon dhe Europë, nuk ka një libër udhërrëfyes se si duhet të kryhet procesi. Është normalë që mund të ketë problematika të vogla, por ne jemi të vendosur që të merremi me çdo kërkesë të klientëve tanë. Kur procesi i integrimit është i mbyllur ne jemi të përqendruar që të punojmë për fazën tjetër të zhvillimit, që lidhet me përmirësimin e cilësisë, që të sjellim standardet më të larta europiane për përdoruesit shqiptarë”.
Përkushtimin për të ofruar përvojën më të mirë për klientët, kompania “One Albania” e ka dëshmuar edhe në periudha të ngarkuara, si ajo e sezonit të verës, kur konsumi i të dhënave dhe kërkesat për Roaming rriten.
“Rritja e turistëve që vijnë në vend kërkon një optimizim të rrjetit, trafiku i të dhënave po rritet dhe ne kemi raportuar numrin më të lartë numrin më të lartë të abonentëve Roaming, sidomos gjatë pikut të verës, në mes Gushti. Ne raportuam se 320 mijë vizitorëve çdo ditë gjatë pikut të verës ndërsa trafiku i të dhënave u rrit me 32% krahasuar me verën e kaluar”.
“One Albania” u shërbeu më shumë se 320 mijë vizitorëve çdo ditë gjatë pikut të verës, në periudhën e mesit të gushtit, ndërsa trafiku i të dhënave u rrit me 32% krahasuar me verën e kaluar.
“Përveç mbështetjes që ne duam të japim në sektorin e turizmit dhe ekonomisë shqiptare, ne jemi duke lançuar një gjë për të cilën jemi shumë krenarë, pranë monumentit historik të Piramidës. Ne jemi prezentë atje nëpërmjet Kubit, që pritet të hapet shpejt, si një qendër për kreativitetin, inovacionin dhe rritjen dixhitale, duke u ofruar të rinjve shqiptarë mjetet dhe mundësitë për të udhëhequr në epokën dixhitale”.
Tv Klan