Mes 27 të arrestuarve në Itali, në një operacion që është zhvilluar në Cagliari, është dhe një shqiptar. Bëhet fjalë për 46-vjeçarin Ajet Spahiu. Sipas medieve italiane në këtë operacion kanë marrë pjesë rreth 150 efektivë të policisë. Hetimet kishin nisur që para një viti dhe grupi kriminal trafikonte drogë nga Holanda në Itali.
Ishin 4 nën grupe që kishin role të caktuara në trafikun e drogës, ku përfshihej kokaina, heroina dhe marijuana.
Grupi ku bënte pjesë shqiptari, që në fakt e drejtonte ai, kishte të bënte me trafikun e marijuanës. Gjithashtu nga hetimet ka rezultuar se kjo lloj droge (marijuana), futej në shtetin italian përveç Holandës edhe nga Shqipëria. Ajet Spahiu nuk është një emër i panjohur për policinë italiane, pasi ai është arrestuar edhe në vitin 2011 po për trafik droge.
/tvklan.al