Programet të cilat mund të përcaktojnë strukturën e trurit të njeriut, po testohen në Belgjikë te pacientët me tumor. Studiesit në Universitetin Gent modeluan trurin e 25 pacientëve me tumor.

Sipas BBC, ata zbuluan se programi mund të parashikonte me saktësi efektet e tumorit në lidhje me trurin.

Mjekët shpresojnë të kombinojnë të dhënat e imazherisë së trurit me modelimin virtual të tij për të përmirësuar planifikimin kirurgjik dhe rezultatet në të ardhmen.

Studiuesi Daniele Marinazzo tha për BBC: “

Ne mund të mendojmë të kryejmë një operacion virtual, heqjen e pjesëve të trurit, prerjen e lidhjeve mes tyre, të shohim nëse mund të parashikojmë se çfarë ndodh në të vërtetë dhe se si balanca dinamike e trurit mund të ndryshohet”

.

Para se një pacient të operohet, kirurgët përdorin skanimet e trurit për të planifikuar mënyrën më të mirë për të hequr masën tumoriale.

Megjithatë, është e vështirë të parashikohet rezultati i operacionit për shkak të kompleksitetit të trurit të njeriut.

Simulimi i trurit duke përdorur programin e njohur si “Truri Virtual” i lejoi studiesit të kuptonin se tumoret ndikojnë në lidhjen e trurit.

Kjo mund të lejojë mjekët të planifikojnë një operacion që të jep më shumë shanse për të hequr një tumor duke e mbajtur pjesën tjetër të indeve të trurit të paprekur.

Procedura konvencionale për gjetjen e tumoreve është përdorimi i teknikave jo invazive të imazhit, siç është imunizimi funksional mjekësor.

Niels Janssen, një neuroshkencëtar në Universitetin e La Laguna në ishullin e Tenerife, tha:

“Ky është një studim fantastik që tregon se si modelet teorike të trurit mund të jenë të dobishme në praktikë”.

“Ne më të vërtetë kemi nevojë për këtë studim, sepse ai mund të ndihmojë mjekët të marrin vendime më të mira në aspektin kirurgjikal dhe të përmirësojë jetën e pacientëve”.

/tvklan.al