Të ftuar:
Mirela Arqimandriti – Aktiviste e Shoqërisë Civile
Anila Basha – Gazetare
Simon Shkeli – Gazetar
Neli Demi – Mjek Psikiatër
Jordan Daci – Avokat
Sonte në emisionin Opinion po trajtohet çështja e videos intime të efektivit Berhan Bajrakurti në Shkodër që çoi në arrestimin e tij. I pyetur nga Blendi Fevziu në lidhje me detaje mbi çështjen, gazetari Simon Shkreli tha se “nuk gjendet arsyeja pse u publikua kjo video”.
“Pse te News Bomb? Kush është kjo 15 vjeçare? Kam pyetur edhe në shkollën e Gruemirës dhe problemi qëndron këtu: as në komisariatin e Koplikut, as në komisariatin e Shkodrës nuk gjenden gjurmë. Në komisariatin e Shkodrës janë dy goca që marrin shënim cdo gjë dhe nuk gjenden gjurmë. Nuk ka asnjë gjurmë.”
Një tjetër situatë e dyshimtë ka ndodhur në Shkodër, pas rastit të policit që u ndalua me video të pahijshme dhe që dyshohet se ngacmonte një vajzë të mitur.
Gazetari i ABC News, Simon Shkreli, i ftuar në studion e “Opinion” në Tv Klan ka thënë se një efektiv policie i FNSH dyshohet të ketë ngacmuar një pedagoge në Fakultetin Juridik në Shkodër. Efektivi ka qenë i veshur civil dhe në brez ka pasur armën e shërbimit. Për të ndalur efektivin e FNSH që mendohet se ka ngacmuar pedagogen, kanë ndërhyrë studentët e fakultetit.
“Prej 2-3 ditësh ka ardhur rreth Fakultetit të Drejtësisë. Ka dashur të hyjë në kontakt me personin në fjalë që e ka refuzuar. Studentët e tjerë kanë reaguar. Sipas burimeve që kam është pedagoge universiteti”, ka thënë gazetari Simon Shkreli.
Ai ka shtuar gjithashtu se një ditë më parë, personi i dyshuar ishte futur në tualetin e fakultetit.
“Polici një ditë përpara ka hyrë në banjo të universitetit dhe ka dalë rreth orës 14:20. Është njoftuar Rektori për rastin dhe kompania e sigurisë“, deklaroi gazetari.
Këtë ngjarje e ka denoncuar në Facebook edhe ish-Kryeministri Sali Berisha. Ndërkohë, në Policinë e Shkodrës nuk ka asnjë denoncim për këtë rast. /tvklan.al
*******************
Hollanda vendim per ekstrafimin e Arben Frokut?