Të ftuar:

Mirela Milori – Gazetar

Robert Rakipllari – Gazetar

Artan Hoxha – Gazetar

Ervis Iljazaj – Gazetar

Arben Imami – Ish-ministri i Mbrojtjes

 

Pse ju ndalua Tom Doshit hyrja në SHBA?

Personat që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kanë shpallur non grata, janë të shumtë dhe ka një spektër shumë të gjerë duke filluar që nga Britania e deri në Afrikën e Jugut, por të vetmit që janë ndaluar për korrupsion janë dy shqiptarë.

Kryeredaktori i gazetës “Panorama”, Robert Rakipllari tha në studion e emisionit ‘Opinion’, se ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe tjetri deputeti Tom Doshi janë të vetmit në botë që janë shpallur non grata nga SHBA-të për korrupsion.

Drejtori i MAPO-s, Elvis Iljazaj është shprehur se pafajësia apo fajësia e deputetit Tom Doshi për akuzat në fjalë mbetet për t’u vërtetuar.

Iljazaj deklaroi të martën në studion e emisionit “Opinion”, se sipas ligjit amerikan personit në fjalë mund t’i komunikohej në mënyrë private personit ose mund edhe të bëhej publik, DPSH vendosi ta bëjë publik.

Sipas tij, kjo gjë ka ndodhur me arsyen për t’i dhënë një mesazh drejtësisë shqiptare, pasi ajo është duke u vonuar për të ndëshkuar korrupsionin politik.

Gazetari Artan Hoxha të martën në darkë ka deklaruar se ‘ndëshkimi’ i deputetit Tom Doshi nga SHBA-të, ka ardhur për shkak të korrupsionit.

Hoxha tregoi në studion e emisionit “Opinion” se kishte kontaktuar me kolegë të tij në SHBA, të cilët i kanë shpjeguar se rasti i shpalljes “non grata” të zyrtarëve të ndryshëm, ka të bëjë me rastet kur ata bëhen pengesë apo dalin kundër qëndrimeve të SHBA-ve.

“Në rast se Shtetet e Bashkuara, po mbështesin një reformë në një shtet demokratik, dhe në rast se një zyrtar i kundërvihet, nuk është rast i korrupsionit, por pengesë. E për këtë edhe Lu e ka shpjeguar se Llalla është bërë barreierë”, – tha Hoxha.

Por, në rastin Doshi, gazetari Artan Hoxha tha se nuk ka të bëjë me këtë problem, për shkak se ai është ndër deputetët e paktë që ka dalë hapur pro qëndrimit të SHBA-ve dhe linjës së saj edhe në rastin e armëve kimike.

Sipas tij, Doshi është ndëshkuar për shkak të korrupsionit dhe është një shenjë për të gjithë politikanët e tjerë.

Ç’po ndodh me PD-në?

Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, të martën në darkë, në një intervistë me drejtuesin e emisionit “Opinion” Blendi Fevziu është shprehur se marrëveshja mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës ka dëmtuar besimin e njerëzve ndaj Partisë Demokratike.

Imami theksoi se ka ndodhur një ngjarje, marrëveshja, e cila me gjithë pasojat e saj, me gjithë shtrirjen e saj, përfshirë qeverinë e përbashkët, shuarjen e luftës politike ndaj qeverisë nga maji deri në shtator, për të rikrijuar këtë besim është pothuajse e pamundur.

Ish-deputeti dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Arben Imami, të martën në darkë, është shprehur se ka një marrëdhënie normale me kreun e kësaj partie, Lulzim Bashën.

Imami tha në studion e emisionit ‘Opinion’, gjatë një interviste me gazetarin Blendi Fevziun se kritikat e bëra ndaj kreut të kësaj partie janë bërë publike dhe nuk ka qenë e nevojshme për të diskutuar rreth tyre me të.

Ai tregoi se këto kritika i ka bërë publikisht, si dhe brenda institucioneve të PD-së.

Një nga themeluesit e Partisë Demokratike, Arben Imami, të martën në darkë, ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion” përballë gazetarit Blendi Fevziu, lidhur me zhvillimet e fundit brenda partisë më të madhe opozitare në vend.

Imami u shpreh se marrëveshja Rama-Basha dëmtoi PD-në dhe mbi të gjitha, më e keqja, ka humbur besimin e njerëzve tek opozita në vend.

Ai tha se Lulzim Basha po e drejton shumë keq Partinë Demokratike, duke e akuzuar Bashën për vrasjen e shpresës tek shqiptarët, pasi sipas tij ata nuk ikin nga Shqipëria nga keqqeverisja, por nga mungesa e shpresës.

“Këto vite kanë qenë vite të një opozite të vështirë në raport me vitet e tjera. PD ka pasur vështirësi për ta transportuar mesazhin e saj themelor. Gjithashtu dhe inkoseguenca e kryetarit të partisë, në mënyrë të vazhdueshme, është një problem. Inkonseguenca e PD-së përballë qeverisë, mesa duket nuk krijon besimin e duhur tek njerëzit, çka domethënë që Basha nuk po e bën mirë detyrën e kryetarit”,- u shpreh më tej Imami.

BE, dritë jeshile Shqipërisë!