Të ftuar:
Lajla Pernaska – Mjeke
Paulin Vilajeti – Pastor
Edi Oga – Skenarist
Anjola Hamzaj – Spikere lajmesh në Tv Klan
Fjodora Fiora – Moderatore
Zhaklina Gjolla – Moderatore
Flori Gjini – Moderator
Robert Aliaj – Këngëtar
Në emisionin ‘Opinion’ është publikuar një studim mbi tradhtinë e Universitetit Kombëtar të Singaporit.
Disa nga arsyet e tradhtisë janë:
Vetmia
Barrierat e komunuikimi
Mungesa e dashurisë dhe afeksionit
Marrëdhënie seksuale të pakënaqshme
Mungesa e intimitetit
Në emisionin ‘Opinion’ është publikuar një studim mbi tradhtinë e Universitetit Kombëtar të Singaporit.
Të dhënat e këtij studimi realizuar në vitin 2016 duket se kanë tronidtur opinionin publik.
Ajo që është për tu veçuar është se 98% e të pyeturve në studim kanë deklaruar se e kanë menduar të tradhtojnë ose janë gjendur në situate tradhtie.
Pastor Paulin Vilajeti, i ftuar në studion e ‘Opinion’ teksa po flitej për tradhtinë, ka treguar një episode të veçantë nga dasma e vajzës së tij.
Teksa ishin në altar ai u shpreh se i ka thënë vajzës së tij të heq dorë nga martesa nëse nuk është e sigurt: “Nuk e harroj kurrë, kur kam martuar vajzën time të madhe ka ardhur tek altari e kam marrë mënjanë dhe i kam thënë, dëgjo bijë, nëse nuk e do, dhe nëse nuk je e bindur mos i çaj kryet se kemi ftuar njerëz e kemi përgatiur gjëra, ik e mos u marto. Me pa në sy dhe më tha me të vërtetë e ke? Po i thashë. Me tha- Po ti je pastor? Unë pse jam pastor po ta them”, u shpreh pastori.